Shkëlqeu me Dajën te Ballkani, presidenti zbulon ofertën: Shitet për më shumë se 5 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 21:47

Shkëlqeu me Dajën te Ballkani, presidenti zbulon ofertën: Shitet për më shumë se 5 milionë euro

Ermal Krasniqi ishte një nga lojtarët më të spikatur në sezonin e fundit me Ballkanin, aty ku arriti të bënte paraqitje mjaft të mira, sidomos në Ligën e Konferencës. Pas atij sezoni, Krasniqi u largua në drejtim të Rumanisë, duke u bërë pjesë e Kluzh, por mesa duket ka ardhur momenti për tjetër lëvizje.

Krasniqi

Vetë presidenti i klubit ka folur në lidhje me mesfushorin shqiptar dhe ka pranuar se do të shitet pasi në drejtim të tij kanë mbërritur 3 oferta të majme nga Gjermania, Franca dhe Italia. Ai shton se për sulmuesin e krahut janë ofruar mbi 5 milionë euro.

“Për Krasniqin kemi tre oferta për momentin. Një nga Franca, një nga Gjermania dhe një tjetër nga Italia. Ai do të largohet me 99% për një shumë mbi 5 milionë euro. Negociatat kanë avancuar, ai është një lojtar shumë i mirë, top”, u shpreh presidenti Nelutu Varga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"