Shifrat/ Të kuqtë dominojnë përballjet mes tyre, Teuta është rivali i preferuar i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 19:01

Shifrat/ Të kuqtë dominojnë përballjet mes tyre, Teuta është rivali i preferuar i Partizanit

Partizani dhe Teuta janë dy rivalë të vjetër në kampionatin shqiptar, por në dekadën e fundit të kuqtë i kanë dominuar përballjet mes tyre.

partizani-teuta

Që nga sezoni 2013-2014 janë zhvilluar plot 42 beteja mes këtyre ekipeve dhe Partizani ka arritur të fitojë plot 23, më shumë se 50%. 10 ndeshje janë mbyllur në barazim dhe 9 sfidat e mbetura i kanë fituar durrsakët.

Kundër bluve Partizani ka përqindjen më të madhe të suksesit, krahasuar me të gjithë rivalët e tjerë në Superiore. Humbja e parë kundër Teutës daton para më shumë sesa një viti, në janar 2023. Ndërsa humbja e fundit me durrsakët në “Niko Dovana” është më e largët, më 10 shtator 2021, me gol të Gjorgjev.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"