Sherri tek Lacio, Inzagi fal mesfushorin brazilian dhe e rikthen në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 10:08

Sherri tek Lacio, Inzagi fal mesfushorin brazilian dhe e rikthen në skuadër

Pas sherrit që ndodhi tek ekipi i Lacios, mes Felipe Anderson dhe trajnerit Simone Inzagi, mesfushori u la jashtë skuadrës për transfertën e të shtunës ndaj Napolit, duke u përjashtuar për arsye disiplinore.

inzagi anderson

Por, mesa duket Anderson ka reflektuar dhe ka kërkuar falje tek Inzagi. Ky i fundit e ka rikthyer në ekip të hënën pasdite, dhe me shumë gjasa Anderson do të jetë i gatshëm për skuadrën ku të enjten do të përballet me Steauan e Bukureshtit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"