Shënon edhe Bruno Dita, Shkëndija merr kreun e renditjes në kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2023 | 19:27

Shënon edhe Bruno Dita, Shkëndija merr kreun e renditjes në kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija ngjitet përsëri në kreun e renditjes në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Tetovarët kanë fituar sot ndaj Bregalnicës dhe i janë bashkuar Brera Strumica me pikë të plota pas tre ndeshjesh të luajtura.

sdffsdfsdfsdsfdsdf

Në sfidën e sotme, Shkëndija e ka zgjidhur gjithçka në pjesën e dytë të takimit, falë lojtarëve të cilët erdhën nga stoli. Aganspahiç në minutën e 72-të dhe Bruno Dita në minutën e 97-të të sfidës, sollën këtë sukses që ngjit Shkëndijën në kuotën e 9 pikëve.

Ndërkaq, në takimet e tjera sot, bie në sy barazimi pa gola i Shkupit përballë Makedonija GP, duke e lënë këtë skuadër shumë larg kreut që në javët e para të kampionatit.

REZULTATET

Gostivari-Rabotniçki 2-0

Makedonija GP-Shkupi 0-0

Shkëndija-Bregalnica 2-0

Vardar-Sileks 2-2

sdfsdsffsfssfsfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"