Shënoi pas 1 viti, Suarez: Autogolat janë merita jonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 9:30

Shënoi pas 1 viti, Suarez: Autogolat janë merita jonë

Të mos shënosh në Ligën e Kampionëve prej më shumë se 1 viti, është një barrë e rëndë mbi shpatulla, sidomos për një sulmues si Luis Suarez që “jeton” me golat.

DaAkOGuWAAAO35b

Por ditën e djeshme, ai e “theu” mallkimin që po e përndiqte në këtë kompeticion, duke shënuar golin e katërt të ndeshjes, që i dha më shumë qetësi Barcelonës. Por ai thotë se festoi me rebelim, për faktin se pak minuta më parë Roma kishte shënuar.

f4SZIkZ4

FESTIMI– “Është e vërtetë që festova shumë dhe me zemërim, sepse na kishin shënuar gol. Rezultati 4-1 është një avantazh shumë i madh për ndeshjen e ardhshme dhe për të na lejuar të luajmë me qetësi. Në nivelin personal, sigurisht që jam i gëzuar për golin ,sepse më mungonte shumë dhe nuk kisha shënuar prej disa kohësh”.

REZULTATI– “Nëse sheh rezultatin, ndoshta mendon që është pak i ekzagjeruar, por ashtu siç shkoi ndeshja, kishim raste të pastra për të shënuar më shumë. Portieri i tyre bëri një ndeshje të mirë”.

AUTOGOLAT– “Fakti që kemi qëndruar shumë kohë në zonën e atyre dhe ata kanë shënuar autogola, është një meritë e jona. Sigurisht që duhet të jemi të kënaqur që kemi qenë shpeshherë në portën kundërshtare”.

TER SHTEGEN– “Mark është portieri më i mirë i momentit. U kuptua menjëherë në momentin që humbi topin dhe pastaj bëri një pritje spektakolare për të shpëtuar portën. Ai e tregon herë pas here që është një nga më të mirët në Europë”.

TRIPLETA– “Ne do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, fillimisht në kampionat dhe pastaj për 15 ditë të përgatitemi për finalen e kupës. Por në Champions nuk i dihet sepse është një kompeticion i vështirë dhe skuadrat janë të gjitha të forta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"