Sa shumë shqiptarë në fushë, sulmuesi që pret një ftesë nga Silvinjo gjen rrugën e rrjetës në elitën e futbollit kroat  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 20:23

Sa shumë shqiptarë në fushë, sulmuesi që pret një ftesë nga Silvinjo gjen rrugën e rrjetës në elitën e futbollit kroat  

Arbër Hoxha vijon të shënojë në elitën e futbollit kroat. Sulmuesi 25-vjeçar i cili kohët e fundit u pajis me pasaportën shqiptare dhe është në pritje të një ftese nga Silvinjo, gjeti mbrëmjen e sotme rrugën e rrjetës në duelin ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku ishin të pranishëm plot 6 futbollistë shqiptarë, ndërkohë që Slaven Belupo, ku aktivizohet edhe Hoxha, triumfoi me rezultatin 1-3. 

hoxha

Hoxha zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të, teksa ky ishte goli i katërt për të në 15 ndeshje, teksa ka regjistruar edhe një asist.  

Vlen të theksohet fakti se te Lokomotiva e Zagrebit, titullarë ishin Mersinaj, Tuci dhe Smakaj, ndërkohë që të Slaven Belupo, vetëm Hoxha u aktivizua titullar, teksa dy shqiptarët e tjerë, Pllana dhe Kamberi e ndoqën sfidën nga stoli.  

Nga minuta e parë te Slaven Belupo luajti edhe ish-mesfushori i Egnatias, Agbekpornu.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"