Sa shumë emra, ja futbollistët e Kombëtares që janë me “valixhe në duar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2024 | 20:12

Sa shumë emra, ja futbollistët e Kombëtares që janë me “valixhe në duar”

Jasir Asani është pranë kalimit në kampionatin arab, por disa futbollistë kuqezinj janë në muajt e fundit të kontratës së tyre me klubet respektive. Keidi Bare i Espanjolit është në vitin e fundit me klubin spanjoll dhe ende nuk ka rinovuar.

KOMB

Sokol Cikalleshi, i cili pati edhe disa probleme me klubin e tij së fundmi në Turqi, është në muajt e fundit të kontratës me Koniasporin.

Etrit Berisha, portieri i Kombëtares shqiptare, po ashtu tek Empoli është deri në qershor 2024. E njëjta situatë edhe për Klaus Gjasulën në Gjermani me Darmshtadin. Mesfushori u bashkua me gjermanët në verën e vitit 2021 dhe ende nuk ka rinovuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"