Sa herë realizon ai, Kukësi fiton/ Kush është futbollisti fatsjellës te verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 23:01

Sa herë realizon ai, Kukësi fiton/ Kush është futbollisti fatsjellës te verilindorët

Edhe pse Gabriel Barbosa është aktualisht lojtari me më shumë gola te Kukësi, ai në fakt iu ka shënuar vetëm dy skuadrave. Goli i parë në Superiore ka qenë kundër Laçit dhe dy të fundit, duke i bërë kurbinasit “prenë” e preferuar.

kukesi barbosa

Sakaq, dy golat e tjerë i ka shënuar ndaj Erzenit në barazimin 1-1 dhe fitoren 2-0, të dyja në transfertë. Sakaq, në katër ndeshjet që ai ka shënuar Kukësi ka marrë tri fitore dhe një barazim, pasi shënon gjithnjë gola me vlerë.

Kujtojmë që marrëveshja e Barbosës me Kukësin ka qenë 1-vjeçare dhe me mbylljen e këtij sezoni, kontrata e tij skadon. Mësohet se ai ka ardhur në formë huazimi te Kukësi nga klubi grek, Levadhiakos, kështu që mbetet për t’u parë nëse do të zgjasë marrëveshjen.

PANORAMASPORT.AL