Rubin Hebaj akord me Partizanin, rrogën do t’i paguajë Domazhale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2018 | 20:13

Rubin Hebaj akord me Partizanin, rrogën do t’i paguajë Domazhale

Sulmuesi shkodran i Domzhales, Rubin Hebaj, mund të konsiderohet si lojtar i skuadrës së Partizanit për sezonin e ri. Edhe pse mungon ende akordi final, në parim ky akord mes palëve është arritur dhe lojtari ka qenë dy ditët e fundit në kryeqytet.

hebaj domzhale

Mësohet se për transferimin ka ndihmuar ish-drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi, që ka bërë lidhjen mes dy klubeve, në bashkëpunim me drejtorin aktual të “demave”, Olsi Rama, dhe mbështetjen e presidentit Demi.

Mësohet gjithashtu se në ditët në vijim Dervishi do të jetë në bisedime edhe me disa lojtarë të tjerë të huaj, që mund të jenë kandidatë për sulmin e kuq. Ndërkohë, sa i takon transferimit të Hebajt, vonesa në zyrtarizmin e tij ka ardhur për shkak se Domzhale ende nuk ka dhënë lejen e kalimit. Shkak për këtë vonesë mësohet të jetë bërë ndeshja që klubi slloven ka pasur në Rusi gjatë ditës së djeshme. Kështu që, konfirmimi final do të vijë ditën e hënë.

hebaj

AKORDI – Për një sezon futbollistik Partizani do të përfitojë pa pagesë shërbimet e Hebajt, i cili do të jetë i huazuar dhe do të marrë rrogën nga klubi i Domzhales. Ndërsa këta të fundit do të shmangin taksat në vendin e tyre dhe i kanë dhënë mundësi futbollistit që të aktivizohet në një klub, ku mund të ketë hapësira për të luajtur.

hebajj

Të vetmet detyrime financiare që klubi i kuq do të ketë për lojtarin janë premiot në bazë të kontratës për objektivat, që të kuqtë do të arrijnë në kampionat ose Kupën e Shqipërisë. Në fund të sezonit, Partizani do të ketë gjithashtu të drejtën e parablerjes së futbollistit, për kartonin e të cilit duhet të paguajë 100 mijë euro. Hebaj, sezonin shkuar te Domzhale është aktivizuar në 386 minuta dhe ka arritur të shënojë në total katër gola. Më parë ai ka luajtur te skuadra e Vllaznisë në Superiore, ku edhe ka spikatur me formën që ka treguar në fushën e lojës.

formacionin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"