Rritet buxheti, klubi i Kategorisë së Dytë gjen sponsor të jashtëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 9:57

Rritet buxheti, klubi i Kategorisë së Dytë gjen sponsor të jashtëm

Bashkia e Beratit është pronare e klubit të futbollit, por kjo nuk e pengon afrimin e sponsorëve të jashtëm që në forma të ndryshme mund të sponsorizojnë për skuadrën. “Panorama Sport” mëson se kryebashkiaku Ervin Demo ka siguruar një sponsor të jashtëm, që është firma “Troplini”.

Tomori gol

Për gjysmën e dytë të kampionatit ai ka akorduar fondin e 250 milionë lekëve të vjetër, por nuk është mjaftuar me kaq, duke afruar edhe këtë sponsor, që e ushtron aktivitetin në qytetin e Durrësit. Kështu, Tomori do të ketë më shumë mbështetje financiare.

“Afrimi i firmës “Troplini” te Tomori është për t’u vlerësuar. Është një kompani e njohur që drejtohet nga një president serioz dhe dashamirës për sportin. Kam biseduar për afrimin e kësaj firme, por dua të saktësoj për gjithë opinionin se është një sponsor i jashtëm, që do të investojë me bazë materiale dhe ndonjë aspekt tjetër.

tomori

Në ambientet e stadiumit do të ketë një reklamë të kësaj firme. Mirëpresim çdo biznes të jashtëm që dëshiron të investojë për futbollin beratas. Në një moment të dytë do të hedhim hapin e madh për privatizimin e Tomorit”, ka thënë presidenti Demo për gazetën.

Edi Spahiu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"