Rrëfehet Mihajloviç: Mund të kisha vdekur, është sikur të kthehesh nga lufta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 13:25

Rrëfehet Mihajloviç: Mund të kisha vdekur, është sikur të kthehesh nga lufta…

Sinisa Mihajloviç ka treguar se ai mund të kishte vdekur, nëse nuk do të bënte një pushim nga kimioterapia që po merrte pasi vuante nga leuçemia. Trajneri u diagnostikua me leuçemi në 2019, dhe mund të komunikonte me ekipin vetëm nëpërmjet telefonit teksa ishte i shtruar në spital.

Mihajlovic

Pas kimioterapisë gjendja e tij u stabilizua mjaftueshëm, sa që doktorët e lejuan atë të drejtone Bolonjën në ndeshjen e parë të sezonit 2019-2019 të Serisë A. “Nëse atë ditë, me 25 gusht në ndeshjen kundër Veronës nuk do isha atje, mund të kisha vdekur. Edhe pse isha i pafuqishëm, duhej të tregoja forcë dhe që isha një person që lufton. Do jem falenderues gjithë jetën atyre që më dhuruan palcën. Nuk e di se kush janë, por ato më shpëtuan jetën. Kur ti ke kaluar leuçeminë, është e vështirë të frikësohesh sërish.

Është sikur të kthehesh nga lufta, çfarë mund të të frikësojë më shumë se aq? Kur u infektova me Covid-19, isha disi në depresion dhe ajo mund të ishte e rrezikshme, por tani jam shëruar plotësisht”, ka thënë Mihajloviç për “TG1”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"