RONALDO HYJNOR, Juventusi bën kryevepër kundër Atletikos dhe shkon në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2019 | 22:53

RONALDO HYJNOR, Juventusi bën kryevepër kundër Atletikos dhe shkon në çerekfinale

JUVENTUS SPEKTAKOLAR! “Zonja e Vjetër” arriti përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit ndaj Atletikos së Madridit në Torino, duke fituar me shifrat 3-0.

ronaldo juventus

Me takimin e parë të fituar nga Atletiko me shifrat 2-0, në “Allianz Stadium” mendoi Kristiano Ronaldo për përmbysjen e madhe. Portugezi shënoi në minurën e 27-të me kokë, duke zhbllokuar shifrat, ndërsa në të 48-tën, me fillimin e pjesës së dytë, shënoi sërish me kokë, për të siguruar barazimin e rezultatit të përgjithshëm.

Me kalimin e minutave, Juventusi e kërkoi edhe golin e tretë, por e gjeti vetëm në minutën e 86-të, këtë herë me penallti, të shndërruar në gol sërish nga portugezi, që më tripletën e tij, çon Juven në çerekfinale

Në takimin tjetër, Mançester Siti e ktheu në stërvitje ndaj Shalkes. Pasi kishte fituar të parën me shifrat 2-3 në Gjermanë, ekipi i Guardiolës fitoi me rezultatin e thellë 7-0 në Angli, për të siguruar nëj biletë edhe ajo në çerekfinale.

mancester siti

 

Juventus-Atletiko Madrid 3-0 (0-2)

GOL: Ronaldo 27′, 49′, pen. 86′ / 

Mbyllet sfida. Juventus-Atletiko Madrid 3-0

86’ GOOOOOL Kristiano Ronaldo nuk gabon nga 11 metra. Shënon edhe të tretin.

84’ Penallti për Juventusin. Bernardeski pengohet në zonë nga Korrea, për gjyqtarin menjëherë penallti.

84’ Penallti për Juventusin. Bernardeski pengohet në zonë nga Korrea, për gjyqtarin menjëherë penallti.

82’ Rast i artë për Moise Kin, vetëm pak sekonda në fushë. Pas një topi të rikuperuar nga Kielini, nis sulmuesin e ri që gjendet i vetëm me Oblak, por shpërdoron duke goditur gabim me të majtën.

80’ Alegri kryen ndërrimin e dytë. Del nga fusha Mario Manxukiç, në fushë 19-vjeçari Moise Kin.

77′ Largohet edhe Arias nga Atletiko. Në fushë Vitolo.

73’ Huanfran ndal Ronaldon në një sprint, dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë. Goditje dënimi për “Zonjën”.

67’ Bën edhe Alegri ndërrimin e parë. Dibala në vendin e Spinacolës.

64’ I ndëshkuari i parë këtë sfidë, Bernardeski me të verdhë.

57’ Kryen ndërrimin e parë Simeone. Del Lemar, në fushë Korrea.

49’ GOOOOL Ronaldo shënon të dytin, me kokë sërish. Largon Jan Oblak, por ora e arbitrit tregon se topi e kishte kaluar vijën fatale.

bandicam 2019-03-12 22-07-53-963

Mbyllet pjesa e parë. Juventus-Atletiko Madrid 1-0

45′ 2 minuta shtesë.

43’ Provon sërish me kokë Ronaldo pas një krosimi nga e majta, por këtë herë goditja shkon jashtë portës.

32’ Provon Bernardeski nga goditja e dënimit, por topi pak mbi traun e portës.

27’ GOOOOOL Shënon Juventusi me Kristiano Ronaldon. Portugezi zhbllokon shifrat me kokë, pas një krosimi të Bernardeskit në zonë.

20’ Kroson Bernardeski në zonë, por Godin spastron.

19’ Goditje e Bernardeskit nga jashtë zone, por topi përplaset tek një nga mbrojtësit.

4’ Goditje nga këndi, shënon Kielini, por gjyqtari Kuipers anulon gjithccka, për një faull në zonë.

3’ Nis menjëherë e vrullshme ndeshja për Juventusin. Godet Matuidi, por bllokohet topi.

LIVE | Mançester Siti-Shalke 7-0 (3-2)

GOL: Aguero pen. 35′, 38′, Sane 43′, Sterling 56′, B.Silva 71′ Foden 78′, Zhezus 84′ /

 

FORMACIONET

bandicam 2019-03-12 20-04-51-618

bandicam 2019-03-12 20-14-48-628

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"