Ronaldo: Ajo çfarë kam bërë në karrierën time flet vetë, nuk kam pse të vërtetoj asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 18:13

Ronaldo: Ajo çfarë kam bërë në karrierën time flet vetë, nuk kam pse të vërtetoj asgjë

Kristiano Ronaldo shënoi dy herë në ndeshjen nda Suedisë e vlefshme për Ligën e Kombeve, duke u futur kështu në histori. Portugezi arriti në kuotën e 101 golave me kombëtaren duke u bërë lojtari i dytë që e arrin këtë gjë.

ronaldoooo

Ronaldo foli pas ndeshjes. “E dija që do lija shenjën time në këtë stadium. Nuk më interesojnë provokimet. Ajo çfarë kam bërë në karrierën time flet vetë. Nuk kam pse të vërtetoj asgjë, edhe nëse do më duhet të vërtetoj do e bëj në fushë. Ndihem shumë i lumtur si fillim për fitoren dhe pastaj për 101 golat e mi me kombëtaren. Jam shumë i lumtur që luaj me këta të rinjë të talentuar”.

Më pas Ronaldo foli edhe për ndjesinë e të luajturit pa tifozë. “Është si të shkosh në cirk dhe të mos shikosh kllounë, ose si të shkosh në një kopësht dhe të mos shikosh lule”, tha Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"