Ringritja e Rejnxhërs/ Nga ferri në parajsë, por në mes kaloi edhe … Grezda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2022 | 23:52

Ringritja e Rejnxhërs/ Nga ferri në parajsë, por në mes kaloi edhe … Grezda

“Heaven is a place on Earth”. “Parajsa është një vend në tokë…”, shpërthenin në kor me hitin e famshëm të viteve 1980 të Belinda Karlajëll 50 mijë tifozët në “Ibrox”, përshtatur për Xhon Lundstram, mesfushorin anglez që vitin e shkuar u rrëzua me Shefilldin dhe u bë protagonist në Glasgou.

rejnxhers

I tiji goli vendimtar që 9 minuta nga fundi i gjysmëfinales i siguroi Rejnxhërsave biletën e djeshme në finalen e Ligës së Europës. Një arritje e paimagjinueshme në fillim të sezonit, për një skuadër që ekzaktësisht 10 vite më parë ishte zhytur në borxhe dhe shpalli falimentin duke e nisur nga kategoria e tretë në Skoci.

Jo ekzaktësisht parajsa në tokë, për t’i qëndruar temës. Por fabula e ringritjes së klubit historik është motiv frymëzimi dhe nuk mund të injorohet. Finalja e tyre e fundit europiane ishte 14 vite më parë, në Kupën UEFA, por fatkeqësisht e humbëm me Zenitin. Prej atëherë nisi rënia e lirë.

Presidenti historik, Dejvid Marrej, e shiti klubin te Kreig Uajt, por gropa prej 115 milionë sterlinash, me 80 milionë taksa të mospaguara shtetit i bënë Rejnxhërsat një prej evarozëve më të mëdhenj në Skoci. Në 2012-ën vjen falimenti i pilotuar, mbyllur me një fitore epike kundër Selltikut, rivalëve të përjetshëm. Prej andej rinisja e vështirë, me një dopiongjitje deri në kategorinë e dytë, por edhe një vit ekstra të papritur në purgator, kur në “play off” ata u dorëzuan dhe luajtën edhe një vit tjetër në ligën inferiore.

Pra, skuadra skoceze u ngjit në elitë vetëm në vitin 2016, si një klub që nisi të rikthejë lavdinë si për emrin e zhdukur pas falimentit, por edhe prestigjin në fushë të së shkuarës. Ja përse pesë vite pasi u rikthyen në elitë, arritja në majën e një kompeticioni europian mund të përshkruhet edhe si një mrekulli e vërtetë, edhe pse ishte fryt i një rritjeje graduale, por konstante.

Dy vende të treta, pastaj dy të dyta dhe rikthimi në fronin e Skocisë sezonin e shkuar, 2020-’21, kur protestantët e Glasgout, të udhëhequr nga legjenda e Liverpulit, Stiven Xherrard, fituan titullin e 55-të në Skoci dhe të parin prej Ali MekKoistit, trajnerit të fundit që e bëri këtë përpara falimentit.

GREZDA 1

Në rrugën e ringritjes kemi edhe një shqiptar, Eros Grezdën, që luajti për dy vite (2018-’20), ndonëse nuk arriti të lërë gjurmë. Dje në Sevilje ata luajtën me të njëjtin pasion ndeshjen e tyre më të rëndësishme të viteve të fundit. Sepse pasioni të bën të mendosh që Xhon Lundstram është më i miri në botë…. Sepse pasioni bën të dridhet një stadium. Dhe kështu, parajsën mund ta ndërtosh edhe në tokë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"