Rikuperohet nga dëmtimi, portieri i U-21 kthehet të luajë pas katër muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 11:56

Rikuperohet nga dëmtimi, portieri i U-21 kthehet të luajë pas katër muajsh

Pas katër muajsh jashtë fushave të lojës, Simon Simoni rikthehet të mbrojë kuadratin e tij. Portieri shqiptar u kthye të luajë në testin miqësor mes Frankfurt U-21 dhe Paderborn U-21.

simon_simoni_kombetarja_u19-1024x848

Simoni u dëmtua katër muaj më parë në artikulacionet e bërrylit dhe iu nënshtrua edhe një ndërhyrje. Ndërkohë, tashmë ish-portieri i Dinamos ka lënë pas çdo gjë duke u rikuperuar plotësisht dhe do të jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit.

Simoni shihet si një nga portierët më me perspektivë, çka bëri edhe Eintrahtin e Frankfurtit që të paguajë 600 mijë euro te Dinamo për shërbimet e tij. 19-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2027.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"