Rikthimi në Kombëtare, Manaj do të tentojë shanset e tij në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 21:14

Rikthimi në Kombëtare, Manaj do të tentojë shanset e tij në miqësore

Rei Manaj po zhvillon një nga sezonet më të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi 26-vjeçar që është pjesë e Sivasporit ka shënuar 11 gola gjithsej në këtë sezon, 8 në kampionat dhe 3 në Kupë. Me këto paraqitje, Manajt i është rezervuar një ftesë nga Silvinjo për miqësoret e muajit mars.

rei manaj

Edhe pse trajneri nuk e përfshiu gjatë ndeshjeve kualifikuese të Europianit dhe kjo për shkak të formës së dobët të tij, tani gjërat janë ndryshe.

Manaj do të luajë shanset e tij për një vend në sulmin e Europianit në qershor dhe këtë do t’a nisë nga miqësoret e muajit mars, ku Shqipëria do të shkojë në turneun që do të zhvillohet në Algjeri, me vendasit dhe me kombëtare si Bolivia dhe Afrika e Jugut, nga 18 deri në 26 mars, ku do të luhen dy miqësore. Manaj pritet të marrë një ftesë nga trajneri Silvinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"