Revolucion te Spanja, ylli i Barcelonës po pret dokumentet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 16:26

Revolucion te Spanja, ylli i Barcelonës po pret dokumentet

Revolucion total te Spanja për dy ndeshjet eliminatore kundër Norvegjisë dhe Suedisë. Trajneri Robert Moreno ka grumbulluar për herë të parë Regilonin, Pau Torresin dhe Gerard Morenon. Dy mungesat e mëdha janë Morata dhe Pareho, ndërsa janë rikthyer sërish në listë: Injigo Martinez, Albio, Bernat, Kacorla dhe Luis Alberto.

spanjaa

Ky i fundit kishte 2 vite pa ftesë nga kombëtarja. Në këtë listë nuk janë gjithashtu Mario Hermoso, Suso, i dëmtuari Alkaser, Pareho, Nunjez dhe lojtarët me probleme si Gaja dhe Alba. Prezenca e shumtë e qendërmbrojtësve lidhet me faktin që Diego Jorente nuk është në formën e tij më të mirë dhe Ramos rrezikon të marrë karton të verdhë.

fati

Në këtë listë mungon Ansu Fati, i cili nuk ka ende dokumentet e FIFA-s dhe në federatë janë duke punuar që të jetë sa më shpejt pjesë e “Furisë së Kuqe”. Ai është opsion për t’u grumbulluar në ekipin A, pasi ka treguar formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Barcelonës. Nuk dihet ende nëse Fati do të luajë me moshat, apo me ekipin e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"