“Regjisori” i mesfushës së Interit, zbuloni notën dhe statistikat e Asllanit ndaj Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 23:38

“Regjisori” i mesfushës së Interit, zbuloni notën dhe statistikat e Asllanit ndaj Fiorentinës

Kristjan Asllani la sot shenjë me fanellën e Interit, në duelin ndaj Fiorentinës, ku skuadra e Inzagit triumfoi me rezultatin 0-1. Mesfushori shqiptar, i cili në këtë mbrëmje u aktivizua si titullar, kishte dhuruar shpesh paraqitje të mira në minutat në fushën e lojës me zikaltrit, por sot shkroi emrin e tij në historinë e klubit në statistikat e rëndësishme, siç janë golat dhe asistet. 

ASLLANI INTER

Ai dha asistin për golin e fitores të shënuar nga Lautaro Martinez, duke qenë ky tashmë asisti i parë që jepte futbollisti shqiptar me fanellën e zikaltërve në ndeshje zyrtare. 

Faqja e specializuar e statistikave, “SofaScore” vlerësoi mesfushorin kuqezi me notën 7.3, e treta më e mirë te Interi, pas Lautaros që u vlerësua me notën 7.8 dhe portierit Zomer që mori notën 7.7. 

Asllani sofa inter

Ndërkohë nuk munguan vlerësimet edhe në komentet e bëra në mediat italiane, ku në përshkrimin për Asllanin shkruhej:  

“Vëmendja ishte te ai, në mungesë të Calhanoglu dhe bëri mjaft mirë detyrën. Natyrisht që nuk është Çalhanoglu por nuk fshihet asnjëherë dhe është gjithmonë në vendin e duhur për të marrë topin nga shokët e skuadrës. Dikton kohët e daljes në sulm dhe provon edhe me topa të gjatë, por i duhet më shumë koordinim me pjesën tjetër të ekipit”.  

PANORAMASPORT.AL

Asisti i parë në përballje zyrtare, ja sa ndeshje iu deshën Asllanit për t’u bërë vendimtar tek Interi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"