Refuzoi ofertën për Kombëtaren shqiptare, Bledar Kola mbetet “pa punë” në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2019 | 20:08

Refuzoi ofertën për Kombëtaren shqiptare, Bledar Kola mbetet “pa punë” në Greqi

Pak muaj më parë, në një lajm të publikuar ekskluzivisht nga “Panorama Sport”, ishte FSHF që i kishte bërë një ofertë Bledar Kolës, për të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare, teksa Kristian Panuçi po merrte vetëm rezultate negative me kuqezintjë në Ligën e Kombeve.

bledar kola

Gjithsesi, Kola refuzoi, me argumentin se tek AEK-u i Athinës, ishte për një projekt afatgjatë. Por, ditën e sotme, trajneri Marinos Ouzunidis, bashkë me stafin  e tij, ku ndihmës kishte pikërisht Bledar Kolën, kanë dhënë dorëheqjen pas rezultateve jo të mira në Greqi.

Tashmë, Bledar Kola mbetet momentalisht pa ekip, dhe një ofertë të dytë nga Shqipëria, do ta mendonte dy herë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"