Realizoi golin e fitores ndaj Benfikës, Turam bëhet futbollisti i tretë francez që… 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 23:14

Realizoi golin e fitores ndaj Benfikës, Turam bëhet futbollisti i tretë francez që… 

Markus Turam u shndërrua në hero mbrëmjen e sotme teksa shënoi golin e fitores në triumfin 1-0 që Interi regjistroi në shtëpi ndaj Benfikës. 

TURAM

Sulmuesi 26-vjeçar bëhet futbollisti i tretë francez që shënon një gol në një ndeshje Champions-i për Interit, pas mesfushorit Patrik Viera i cili gjeti rrugën e rrjetës në vitin 2006 kundër Bajernit dhe sulmuesi Juri Xhorkaef në vitit 1998 kundër austriakëve të Shtrum Graz. 

Falë paraqitjeve të shkëlqyera, francezi po shndërrohet në një protagonist te skuadra e Inzagit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"