Realizoi golin e barazimit ndaj BATE-s, Jashanica: Çelësi i suksesit është… Ilir Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2023 | 23:12

Realizoi golin e barazimit ndaj BATE-s, Jashanica: Çelësi i suksesit është… Ilir Daja

Bajram Jashanica shënoi golin e barazimit në fitoren 4-1 ndaj BATE Borisovit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi foli me superlativa për trajneri Ilira Daja. Në prononcimin e dhënë për “Supersport”, Jashanica u shpreh:  

Jashanica

“Pësuam një gol aksidental. Humbëm disa raste në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë treguam karakterin e fortë dhe vazhduam para. Të gjithë kanë treguar vlerat dhe besoj se ishte një fitore e merituar për ne. Përveç atij rasti kur shënoi golin, e kemi mbuluar si duhet sulmuesin e BATE Borisovit. 

Janë edhe 90 minuta dhe nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin. 4:1 është rezultat i mirë por nuk do të thotë që jemi kualifikuar. Çelësi kryesor i suksesit është Ilir Daja që na solli deri këtu. Natyrisht përkrahja e presidentit nuk ka munguar”, ka thënë Jashanica, që ka bashkëpunuar edhe më herët me Dajën. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"