Realit i duhet të ribëjë mbrojtjen, “los blancos” interesohen për talentin e Lilës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 20:00

Realit i duhet të ribëjë mbrojtjen, “los blancos” interesohen për talentin e Lilës

Reali i Madridit ka studiuar prej javësh opsionin për të mundësuar afrimin e një qendërmbrojtësi në ekipin e parë për një vit. Fillimisht, plani ishte për në verën e vitit 2025.

sdfsdfsdfsdfsfsfdsfdsf

Por dëmtimet, të panjohurat logjike në lidhje me rikuperimet dhe përfundimin e kontratës së Naços, të cilit i është ofruar të vazhdojë angazhimin por pa përgjigje për momentin, kanë bërë që drejtuesit e Realit të fillojnë kërkimin për atë qendërmbrojtës.

I pari në listë nuk është askush tjetër veçse Leni Joro, 18-vjeçar që luan me Lilën. Tashmë drejtuesit e Madridit kanë bërë disa lëvizje paraprake, por për momentin çmimi që skuadra franceze i ka vendosur qendërmbrojtësit premtues, i cili është afër 60 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"