Reali i Madridit fiton titullin e 33-të kampion, Barcelona i shpëton turpit në shtëpi (VIDEO)

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 21, 2017 | 21:53

La Liga Të fundit

Reali i Madridit fiton titullin e 33-të kampion, Barcelona i shpëton turpit në shtëpi (VIDEO)

Reali i Madridit është kampioni i ri i Spanjës duke u rikthyer te suksesi pas 5 vitesh. Kryeqytetasit triumfuan në ndeshjen e javës së fundit të La Ligës me rezultatin 0-2 në transfertë kundër Malagës dhe rrëmbyen kurorën për herë të 33-të në historinë e tyre. Ronaldo në minutën e 2-të dhe Benzema në minutën e 55-të ishin autorët e golave.

real madrid

Me këtë triumf Reali shkurorëzoi rivalët e përjetshëm të Barcelonës dhe tashmë vëmendja totale e të besuarve të Zinedin Zidanit kalon te përballja e 3 qershorit në Kardif ku do të luajnë finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Juventusit. “Galaktikët” synojnë të bëhen ekipi i parë që arrin të mbrojë titullin e Kampionit të Europës që kur është futur në zbatim formati aktual i Ligës së Kampioneve.

Barcelona i shpëtoi mbylljes me turp të sezonit në La Liga. Pas 61 minutash lojë, katalanasit e panë veten në disavantazh 0-2 në shtëpi përballë Eibarit me dy gola të shënuar nga Inui. Por një autogol i Junkës në minutën e 63-të ktheu Barcelonën në lojë. 6 minuta më pas Mesi humbi një penallti, por në minutën e 73-të Suarez barazoi shifrat. Gabimin e minutës së 69 nga pika e bardhë Mesi e rregulloi në të 76-n teksa përmbysi rezultatin me një tjetër penallti. Në minutën e dytë shtesë ishte sërish Mesi që shënoi dhe vulosi fitoren 4-2.

Në ndeshjet e tjera, Atletiko Madrid mposhti Bilbaon 3-1, Selta Vigo barazoi 2-2 me Sociedadin dhe Valencia u mposht 1-3 nga Vijareali.

la liga




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com