Real-Barça, ndryshuan “maskat” për La Ligën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 21:58

Real-Barça, ndryshuan “maskat” për La Ligën

Kalojnë sezonet dhe La Liga nuk ndry shon. Reali i Madridit dhe Barcelona janë favoritet e vetme për të luftuar me njëra-tjetrën deri në fundin e kampionatit. Pavarësisht se mbeten 15 javë deri në fund të sezonit, dy ekipet kanë një takim të rëndësishëm më 1 mars. “Galaktikët” do të presin katalanasit në “Bernabeu” pa i hequr sytë nga dy ndeshjet e tjera ndaj Selta Vigos dhe Levantes. Barcelona do të ketë Getafen (e cila renditet e treta) dhe Eibarin. Të dyja ndeshjet në “Camp Nou”.FC Barcelona-Real Madrid CF

Pas sfidës së madhe të një marsit, Barcelona duhet të përgatitet për ndeshjet kundër Sevijes, Vijarealit, por edhe Atletikos së Madridit. Eliminimi nga Kupa e Mbretit e të dyja skuadrave ka bërë që kalendari i tyre të jetë më pak i ngarkuar. Të dyja skuadrave u kanë mbetur 8 ndeshje në shtëpi dhe 7 në transfertë, por kalendari është më i favorshëm për Realin e Madridit.

Nga 9 ekipet e para të renditura në La Liga, Realit i kanë mbetur vetëm 2 transferta delikate, ajo me Sociedadin dhe kundër Atletikos së Bilbaos. Duke supozuar se Reali dhe Barcelona mund të arrijnë në finalen e Champions-it, atëherë do të duhet të luajnë 23 ndeshje në 11 ditë, 1 ndeshje në çdo 4.8 ditë. Kjo do të thotë se lojtarët do të kenë frymëmarrje nga ndeshja në ndeshje.

Ndryshojnë rolet– Në pritje të karnavaleve, dy ekipet pretendente për titullin kampion vijnë me “maska” të ndryshuara. Reali i Madridit nuk është skuadra më golashënuese (madje ka rekord negativ në 23 javët e para të La Ligës me 44 gola të shënuar). Sekreti i skuadrës së Zidanit është në mbrojtje, pasi madrilenët kurrë nuk kishin pësuar kaq pak gola (14) në 23 javët e para. Nga ana tjetër, Barcelona është skuadra me më shumë gola të shënuar (55), edhe pse nuk bëhet fjalë për ecurinë më të mirë në vitet e fundit. Problemet e katalanasve janë në mbrojtje, por Leo Mesi vazhdon me të tijën…sergioramos.messi.barcellona.realmadrid.2018.2019.750x450

Ai ka marrë pjesë në 25 gola (ka gjeneruar 48 raste për gol), është golashënuesi i La Ligës me 14 gola dhe ka dhënë 11 asiste. E replikon Karim Benzema me 13 gola dhe 6 asiste. Argjentinasi gjendet në një shoqëri të mirë në këtë repart me Suarezin (11 gola), Grizman (7) dhe Vidal (6). Karim Benzema me 13 gola dhe 6 asiste nuk ndihmohet nga sulmuesit e tjerë. Ramos me 4 gola është golashënuesi i dytë i Realit në këtë sezon. Zizu i ka shpërndarë golat te 17 lojtarë të ndryshëm, ndërsa te Barça kanë shënuar “vetëm” 14.

Te Reali, nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës Marselo, Militao, Mendi, Brahim dhe Mariano Diaz. Mbrojtja- Një nga faktorët kryesorë të suksesit të Realit është mbrojtja dhe portieri Tibo Kurtua. Belgu ka pësuar 11 nga 14 golat që kanë pësuar në total madrilenët. Shoku i tij i repartit, Areola, ka pësuar 3 të tjerët. Belgu ka bërë diferencën në shumë ndeshje dhe këtu është diferenca me Barcelonën. Ter Shtegen dhe Neto kanë pësuar 28 gola, sa dyfishin e homologut madrilen.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"