Rama e Kapllani rivalizojnë me gola në Gjermani (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2016 | 18:30

Rama e Kapllani rivalizojnë me gola në Gjermani (VIDEO)

Futbollistët Edmond Kaplani dhe Valdet Rama ishin dy nga protagonistët e ndeshjeve të fundit në Bundesligën e dytë në Gjermani.

Ndeshja mes FSV Frankfurtit dhe Mynih 1860 përfundoi me rezultatin 2-1. Tri golat u shënuan nga Kapllani dhe Rama.

Untitled-3Fillimisht, ishte Valdet Rama që kaloi ekipin e tij të Mynih 1860 në avantazh në minutën e 48′, ndërsa Kapllani barazoi shifrat gjashtë minuta më pas.

Ky i fundit realizoi golin e fitores për Frankfurtin në prag të përfundimit të ndeshjes dhe sërish me penallti.

Ekipi i FSV Frankfurtit ndodhet në vendin e parafundit me 32 pikë duke rënë përfundimisht nga kategoria, ndërsa ekipi i Ramës ka siguruar mbijetesën me 34 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"