Rafinja dhe Kanselo drejt largimit nga Interi, Spaleti: Nuk mund t’i blejmë dot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 18:23

Rafinja dhe Kanselo drejt largimit nga Interi, Spaleti: Nuk mund t’i blejmë dot

Rafinja dhe Kanselo janë drejt ndarjes me Interin. Këta lajm e ka konfirmuar trajneri zikaltër Luçiano Spaleti, i cili deklaron se Kanselo dhe Rafinja nuk mund të blihen për shkak të Fari Play Financiar.

Rafinja dhe Kanselo

Edhe pse Interi ka afat deri në 30 qershor për ta arritur objektivin financiar, sigurimi i 2 lojtarëve që bënë paraqitje të kënaqshme te zikaltërit është shumë i vështirë. Mesfushori brazilian është në pronësi të Barcelonës, ndërsa Kanselo është futbollist i Valencias. Të dy këta futbollistë pritet të rikthehen te klubet e tyre.

spaleti

“Klubi ka filluar të lëvizë mirë, por duhet të balancojmë financat. Futbolli ka ndryshuar, nuk mund të shpenzosh aq sa ke dëshirë. Do të jetë e vështirë për ne të marrim emra të mëdhenj, si vitin e kaluar. Kjo nuk do të thotë se nuk do të mbërrijnë, por gjithçka varet nga shumë gjëra. Për momentin Rafinha dhe Cancelo nuk mund të blihen, megjithëse bënë shumë mirë tek Inter. Do të shohim më vonë, por tani nuk mundemi”, u shpreh Spaleti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"