Quajti bashkëkombësin e tij “përdhunues”, La Liga nis hetimin për yllin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 15:11

Quajti bashkëkombësin e tij “përdhunues”, La Liga nis hetimin për yllin e Realit

Liga Spanjolle e Futbollit Profesionist, në letrën që i dërgon çdo javë Komisionit të Garave të “RFEF-së” (Federata Spanjolle e Futbollit) dhe Komisionit Kundër Dhunës ka listuar një seri incidentesh të ndodhura së fundmi në takimet e La Ligas. Takimi më problematik ka qenë ai mes Getafes dhe Realit të Madridit në “Coliseum” ku raportohet të këtë pasur kore që nxisin dhunë ose kanë përmbajtje fyese apo intolerante.

belingham grinvud

Kështu, klubi i Getafes është nën hetim për sjellje raciste të tifozëve të saj para fillimit të takimit kundër Realit. La Liga ka siguruar informacion sipas të cilit tifozë të shumtë të Getafes lëshojnë kore intolerante, duke dëgjuar individualisht thirrjet e “Vinicius, majmun”.

Lidhur me këtë sjellje, La Liga e ka dërguar çështjen në Prokurori. Përveç kësaj, La Liga ka nisur hetimin për fyerjen e mundshme (“përdhunues”) që Bellingam i ka thënë mesfushorit të Getafes, Mezon Grinud në një moment gjatë takimit.

Media të shumta kanë raportuar për këtë incident teksa mesfushori i Realit të Madridit rrezikon një dënim disa javor nëse do të konfirmoheshin akuzat ndaj tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"