Provë e “zjarrtë” për Asllanin, Inzagi pritet ti besojë “çelësat” e mesfushës në ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2024 | 12:40

Provë e “zjarrtë” për Asllanin, Inzagi pritet ti besojë “çelësat” e mesfushës në ndeshjen e radhës

Mesfushori Kristjan Asllani bëri paraqitje fantastike me Shqipërinë duke fituar edhe besimin e trajnerit të Interit, Simone Inzagi. Ai i ka dhënë më shumë minuta këtë sezon futbollistit shqiptar. 

kristjan-Asllani

Ndaj Monzas, ai u aktivizua në minutën e 62-të duke marrë vendin e Çalhanoglut, ndërsa në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Fiorentinës, pritet ta nisë nga minuta e parë.

Regjisori turk ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë në fushë, ndërsa sipas mediave italiane vendin e tij do ta marrë Asllani.

Kjo është një tjetër provë e fortë për mesfushorin kuqezi për të vërtetuar se është gati për të marrë çelësat e mesfushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"