“Prisja më shumë tifozë”, Olsi Rama i pakënaqur pas eliminimit: Kupa, e mallkuar. Nuk është prioriteti i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 21:29

“Prisja më shumë tifozë”, Olsi Rama i pakënaqur pas eliminimit: Kupa, e mallkuar. Nuk është prioriteti i Partizanit

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, e ka cilësuar si “të mallkuar” Kupën e Shqipërisë pas eliminimit të të kuqve në gjysmëfinalet e saj. Duke folur para mediave, ai ka uruar Vllazninë për një kualifikim të merituar, sipas tij.

olsi rama

“Këto janë ato momentet ku asnjë drejtues nuk ka ndonjë dëshirë të madhe të flasë. Por detyrimet ndaj shtypit dhe opinionin na detyrojnë të dalim këtu. Në radhë të parë urime Vllaznisë. Pas këtyre 120 minutave mendoj se e meritoi të dilte në finale. Ne u përpoqëm të bënim atë që duhej të bënim, por nuk ia dolëm mbanë.

Prisja më shumë tifozë në Shkodër, në një ditë të bukur si kjo e sotmja. Shpresoj që në ndeshjet e tjera t’i kemi edhe më entuziastë dhe më të bukura.

Kupa është një trofe që ka qenë pak i mallkuar për Partizanin në vitet e fundit. Nuk është prioriteti i Partizanit kur fillon një sezon, por është një trofe dhe mudn9ohemi t’i japim rëndësinë e duhur gjithmonë. Arritëm në gjysmëfinale dhe shpresojmë që vitin tjetër të bëjmë më mirë në Kupë”, tha Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"