Prishtina vazhdon me fitoret në Superligë, ekipi i Josës me pikë të plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 21:43

Prishtina vazhdon me fitoret në Superligë, ekipi i Josës me pikë të plota

Prishtina arriti të marrë edhe fitoren e dytë, në javën e tretë në Superligën e Kosovës. Ekipi i Mirel Josës, mundi me një gol të Mankendës, shënuar në minutën e 62-të, ekipin e Drenicës, brenda në Prishtinë.

prishtina

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Prishtinën, ndërkohë që kujtojmë se ndeshjen e javës së parë, atë ndaj Gjilanit, nuk e ka zhvilluar, për ta luajtur në një ditë tjetër, për shkakun se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk ishte ende gati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"