Prishtina fiton në shtëpi dhe merr kryesimin, humbet Gjilani i rinovuar me lojtarët e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2023 | 18:17

Prishtina fiton në shtëpi dhe merr kryesimin, humbet Gjilani i rinovuar me lojtarët e Superiores

Janë luajtur sot dy ndeshjet e kampionatit të Kosovës, aty ku Prishtina ka fituar në shtëpi pa shumë vuajtje ndaj Malishevës me rezultatin 3-1, ndërkohë që Feronikeli ka arritur të mundë Gjilanin me rezultatin e ngushtë 1-0.

photo by: @Shpend Ahmeti

photo by: @Shpend Ahmeti

Për bardheblutë e Prishtinës, Kryeziu ishte autori i golit të parë me penallti në minutën e 11 të takimit, teksa Islami ka dyfishuar në minutën e 37. Sakaq, në të dytën ishte radha e Hysenit për të shënuar golin e tretë. Për Malishevën, ka arritur të shënojë Matueiu golin e nderit.

Gjilani ka pësuar humbjen e parë në kampionat pas një barazimi të marrë pak ditë më parë. Skuadra e Mezanit u mund 1-0 nga Feronikeli, aty ku një gol i shënuar Zogu i ka mjaftuar skuadrës vendase. Te Gjilani, titullar e nisi Edi Basha, kroati që u largua nga Kukësi pak javë më parë.

NDESHJET:

FERONIKELI 1-0 GJILANI
85’Zogu

PRISHTINA 3-1 MALISHEVA
11’Kryeziu, 37’Islami, 62’Hyseni / 69’Matueiu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"