Presidenti i UEFA-s “ngrin” Italinë: Infrastrukturë skandaloze për “Euro 2032”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 21:02

Presidenti i UEFA-s “ngrin” Italinë: Infrastrukturë skandaloze për “Euro 2032”

Një skuadër italiane arrin të fitojë edicionin e parë të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Ligën e Konferencës, por sërish gadishulli Apenin shihet me një sy shumë kritik nga UEFA, edhe për shumë vite të ardhshme.

UEFA CEFERIN

 

Këtë e konfirmon me fjalët e tij vetë presidenti i qeverisë europiane të futbollit, Aleksandër Ceferin, pasi Italia ka hedhur kandidaturën për organizimin e Europianit të vitit 2032.

“Kam folur shumë me Gabriele Gravinën në periudhën e fundit dhe ajo temë e cila e shqetëson atë, por ndoshta disi edhe neve është çështja e infrastrukturës. Kur mendoj Italinë, e vetmja gjë që më vjen në mendje është një komb që jeton dhe thith futboll në vend të oksigjenit. Dhe kjo nuk është një deklaratë diplomatike, por e them sepse edhe vetë e kam konstatuar, por informohem ditë pas dite.

Italia pa dyshim që mund ta kërkojëme të drejtë të organizojë një eveniment të madh, por problemi i Italisë lidhet me nivelin shumë të dobët të infrastrukturës. E dobët është fjalë e butë, unë do të thoja e tmerrshme për një vend të cilin e lidh dhe e përjeton kaq shumë futbollin. Natyrisht që të hedhësh kandidaturën është diçka (referuar “Euro 2032”), por nëse qeveria vendore nuk lëviz të implementojë burime për t’i lejuar Italisë përmirësimin, madje edhe të garantojë infrastruktura të reja moderne të ndërtuara, ky është një problem, i cili nuk na përket neve”, tha “bosi” i UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"