Presidenti i Ligës Italiane lë gjithçka të hapur: Dënimi i Juventusit nuk është përfundimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 23:59

Presidenti i Ligës Italiane lë gjithçka të hapur: Dënimi i Juventusit nuk është përfundimtar

Dënimi i Juventusit me heqjen e 10 pikëve për plusvalencat ka qenë tema e ditës në Itali, pasi tashmë situata në Serunë A ndryshon plotësisht sa i përket luftës për Ligën e Kampioneve. Por presidenti i Ligës së Futbollit në Itali, Lorenco Kazini, ka lënë gjithçka të hapur sa i përket kësaj çështje.

juventus

Ai kishte marrë pjesë në një darkë bamirësie ku i intervistua nga gazetarët, duke u pyetur nëse ishte diskutuar edhe dënimi i Juventusit. “U fol, por ne si Ligë nuk komentojmë vendimet, sidomos ata që nuk janë përfundimtare. Nuk e dimë se si do të shkojë kjo çështje, sapo të përfundojë, do të dalim me konkluzionet tona”, tha Kazini..

Këtu, ai i referohej padyshim faktit se Juventusi do të apelojë këtë vendim duke mos pranuar dënimin me heqjen e 10 pikëve. Por ndoshta edhe çështjes së dytë që është hapur ndaj bardhezinjve, atë të manovrës me rrogat e padeklaruara, për të falsifikuar bilancet financiare, që mund të sjellin penalitete të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"