“Presidenti Demi u tregua shumë bujar”, Trashi tregon për transferimin në Kuvajt: Ja ndeshja me Partizanin që nuk do e harroj kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 21:10

“Presidenti Demi u tregua shumë bujar”, Trashi tregon për transferimin në Kuvajt: Ja ndeshja me Partizanin që nuk do e harroj kurrë

Lorenc Trashi do të largohet nga Partizani pas 6 viteve  si pjesë e të kuqve, teksa do të kalojë te skuadra nga Kuvajt, Al-Qadsia. Në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se ndeshja që nuk do të harroja kurrë gjatë kohës kur ishte pjesë e Partizanit, do të jetë ajo ndaj Tiranës sezonin e kaluar, kur të kuqtë edhe matematikisht shpalleshin kampionë.lorenc trashi

“Normalisht kur të vijnë disa oferta dhe nuk finalizohet, mërzitesh pak. Unë nuk po mendoja për ndonjë transferim, por po mendoja vetëm për Partizanin. Më pas menaxheri më tha se ishte arritur një marrëveshje me klubin Al-Qadsia në Kuvajt. Fola me presidentin Demi, i cili u tregua shumë bujar dhe më dha dritën jeshile. Lajmin të parës ia dhashë të fejuarës, më pas prindërve, kur u zyrtarizua në 11 të natës. Kur ia u thashë nuk më besonin, dhe më pas nisën të qanin nga emocionet.

Përshtatja në Kuvajt? Unë jam tip që përshtatem shpejt me çdo lloj situate. Mendoj se do jetë e vështirë si fillim, por se gjithçka do shkojë shumë mirë.

Ndeshja me Partizanin që nuk do harroj kurrë? Ndeshja që do me mbetet në mendje do jetë ajo me Tiranën  sezonin e kaluar, kur ne u shpallëm kampionë.”, u shpreh Trashi për “Top Channel”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"