Premier Liga, vetëm Shqipëria e Koreja e Veriut s’e transmetojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2014 | 13:00

Premier Liga, vetëm Shqipëria e Koreja e Veriut s’e transmetojnë

Premier LigaPremier Liga është një nga kampionatet më të ndjekur në botë dhe këtë e konfirmon vetë shitja e të drejtave televizive. BBC bën me dije se marrëveshja për transmetimin e kampionatit anglez nuk është arritur vetëm në dy shtete: Koreja e Veriut dhe Shqipëri. Ndërkohë që vendi i parë lidhet me regjimin udhëheqës, i cili pengon shfaqje të tilla të huaja, në Shqipëri asnjë nga kompanitë televizive që transmetojnë futboll, nuk kanë blerë dot të drejtat televizive dhe asnjë prej tyre nuk do e transmetojë, duke mos i dhënë mundësinë sportdashësve shqiptarë që të jenë telespektatorët e një prej kampionatëve më tërheqës të këtij sporti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"