Politika e gabuar e Partizanit, i përgatisin të rinjtë dhe i falin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 12:35

Politika e gabuar e Partizanit, i përgatisin të rinjtë dhe i falin

Partizani prej kohësh i mëshon politikës së zhvillimit të akademisë, në mënyrë që të prodhojë sa më shumë lojtarë të rinj, që t’i shërbejnë edhe ekipit të parë. Por ndryshe thuhet e ndryshe veprohet. Vetëm gjatë kësaj vere një numër i konsiderueshëm lojtarësh të rinj janë lënë të lirë dhe menjëherë ata kanë shkëlqyer te klubet e reja.

Partizani

Ndaj Laçit, ndëshkimi i parë të kuqve u erdhi pikërisht nga një produkt i akademisë, Sherif Kallaku. Gjithashtu te Laçi kanë shkuar edhe dy të rinj të tjerë, Samçi dhe Prodani, që shikohej si një mbrojtës i perspektivës.

vatnikaj

Qendërmbrojtësi Janku ka kaluar te Luftëtari, ndërsa dy dhuratat e fundit të “demave” janë dy vëllezërit Vatnikaj që kanë përforcuar Bylisin. Partizani prodhon pa fund talente, por praktika ka treguar se nuk di t’i vlerësojë, por u hap dyert duke ua dhuruar klubeve të tjera

Partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"