Pogradeci vuan ndaj Devollit, shpërthen trajneri Nikaj: Ishim për turp!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 10:56

Pogradeci vuan ndaj Devollit, shpërthen trajneri Nikaj: Ishim për turp!

Pogradeci bën detyrën, duke fituar 2-1 kundër Devollit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” dhe mbajtur distancën +1 pikë nga Luftëtari.

Nikaj pogradec

Mirëpo, loja la për të dëshiruar, teksa kjo zhgënjeu tifozët dhe vetë trajnerin Samuel Nikaj. Në pjesën e parë pati raste të shumta të shpërdoruara nga vendësit. Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-0, ndërsa liqenorët kontestuan edhe arbitrin kavajas, Kazazi. Pjesa e dytë nisi “malore” për Pogradecin, pasi Ndoci i Devollit, përfiton nga një krosim në zonë dhe e dërgon topin me kokë në rrjetë. Gjithsesi, Pogradeci reagon menjëherë dhe barazimi vjen pas kombinimit Danlandi-Peqini, me këtë të fundit që realizon me të djathtën. Vendësit kërkojnë golin e dytë, ndërsa portieri Lamellari bëhet hero. Në minutën e 72- të do të vinte edhe përmbysja, me afrikanin Kazim që shënon për 2-1. Në këtë rast mbrojtja e Devollit u shthur totalisht.

NIKAJ – Pas ndeshjes foli për “Panorama Sport” trajneri i Pogradecit, Samuel Nikaj. “E kisha parashikuar këtë lloj ndeshjeje, edhe pse gjatë javës kam qenë shumë strikt në detyrat ndaj lojtarëve. Unë nuk mundem të hyj në trurin e tyre, por e kishin mendjen te ndeshja Orikumi-Luftëtari dhe padiskutim që u ndikuan shumë. Megjithatë, ky nivel nuk i shkon përshtat ekipit tonë. Performanca me Devollin ishte për turp. Tani do të luajmë ndeshjen direkte me Luftëtarin, ku shkojmë vetëm për fitore. Barazimi për mua është si humbje”, deklaroi Nikaj.

2 3

REDI DANDALLAKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"