Pogradeci u ndal nga Shkumbini, trajneri Nikaj: Ka aleanca të mëdha, ndoshta largimi im…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 9:07

Pogradeci u ndal nga Shkumbini, trajneri Nikaj: Ka aleanca të mëdha, ndoshta largimi im…

Pogradeci ngec kundër Shkumbinit dhe komplikon gjithçka për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Dje në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” pati nga të gjitha.

nikaj

Ndeshja u ndoq nga rreth 2500 të pranishëm, teksa 70 tifozë kishin ardhur nga Peqini, të grupimit ultras “Besnikët”. U shënuan katër gola, por në fund skuadrat ndanë pikët për barazimin 2-2. Nuk munguan polemikat për gjykimin e shkodranit Ditmir Grimic, me miqtë që kontestuan shumë penalltitë e dhëna në favor të Pogradecit, veçanërisht të dytën. Për peqinasit diferencën e bëri Najara, i cili shënoi 2 herë, ndërsa Jurgen Peqini dhe Myslimi për Pogradecin, kthyen në gol 11- metërshat. Në minutën e 69-të, protestat e peqinasve ishin të shumta, madje duke braktisur fushën për disa minuta. Gjithsesi, pavarësisht përpjekjeve të Pogradecit, rezultati nuk ndryshoi.

AKUZAT – Pas ndeshjes ka shpërthyer në akuza trajneri i Pogradecit, Samuel Nikaj.

“Ishte çështje psikologjike, sepse kështu ndodh kur një kundërshtar vjen dhe luan për një palë të dytë. Ne duke ditur që kemi një kundërshtar (i referohet Luftëtarit kryesues) dhe që shihet që ka aleanca të mëdha me ekipe të tjera, normalisht që është e vështirë dhe skuadra vihet në presion. Unë nuk mund t’i them kundërshtarit mos u shtrëngoni në lojë kundër nesh, por ky barazim është zhgënjyes. Situata ndërlikohet shumë dhe unë do ta diskutoj me drejtuesit. Pogradeci nuk ka aleat, për më tepër as me skuadrat e qarkut tonë, por ky është realiteti dhe unë nuk e ndryshoj dot këtë situatë. Ndoshta largimi im mund të jetë i mirë në këtë moment”, ka thënë Nikaj për gazetën.

hhhh

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"