Pogradeci luan ndeshjen e parë për këtë vit, trajneri Abazaj: Nuk jam i qetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 9:24

Pogradeci luan ndeshjen e parë për këtë vit, trajneri Abazaj: Nuk jam i qetë

Pogradeci i ka dhënë fund pritjes të stërgjatë dhe sot do të rikthehet në fushë. Vitin do ta nisin me një ndeshje delikate, pasi përballë do të kenë Besën që pretendon Kategorinë Superiore.Abazaj222

Liqenorët nuk kanë mundur të zhvillojnë asnjë miqësore gjatë minifazës përgatitore, prej dëmtimeve masive. Edhe pse stafi mjekësor është kujdesur shumë për ta, ata vazhdojnë ende fazën e rikuperimit. Trajneri Ardian Abazaj nuk është i qetë para këtij 90-minutëshi, gjë që e konfirmon edhe për “Panorama Sport”. E megjithatë, ai beson se skuadra do t’ia dalë.

“Nuk jam shumë i qetë përpara këtij takimi. Kjo nuk lidhet me kundërshtarin, por me gjendjen e ekipit. Kam pikëpyetje për disa futbollistë, që ende nuk janë rikuperuar plotësisht. Është momenti kur na duhen më shumë se kurrë pikët dhe nuk kemi shansin për të hedhur hapa falsë.

U kam kërkuar futbollistëve të dëmtuar të bëjnë një sakrificë për të mirën e ekipit dhe mendoj se disa prej tyre mund t’i kem në dispozicion nga minuta e parë. Vetëm duke fituar ndaj Besës ne do t’u afrohe- mi ekipeve të kreut. Nuk e mendoj kurrë se nga ky takim ne do të dalim pa pikët e plota. Ky do të jetë momenti i një starti të fuqishëm i fazës së dytë, që do të na çojë drejt realizimit të objektivit. U kërkoj futbollistëve të tregojnë vlerat e vërteta të tyre, por edhe të ekipit”, përfundon Abazaj.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"