Po rezulton një afrim i goditur, Partizani gati t’i rinovojë kontratën sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 22:00

Po rezulton një afrim i goditur, Partizani gati t’i rinovojë kontratën sulmuesit

Erald Çinari është një nga lojtarët që Partizani ka investuar në merkaton e verës së 2018-ës dhe deri në këto momente ka rezultuar një afrim i goditur për “demat”. 

eralld cinari

Shkodrani është nën kontratë deri në verën e vitit 2021, por për të mos precipituar situata si në rastin e Esat Malës, klubi pritet që të lëvizë dhe t’i ofrojë Çinarit një kontratë të re me terma të përmirësuar financiar.

Kontaktet e para thuajse kanë nisur dhe parimisht gjithçka duket në rrugë të barë, pasi palët në përgjithësi janë të kënaqura nga bashkëpunimi në 18 muajt e parë. Me largimin e Jasir Asanit prania e Çinarit në ekip bëhet akoma më shumë e domosdoshme, pasi luan në dy krahët e sulmit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"