“Po ia hedhim UEFA-s”, “Ia dhamë arbitrit”, austriakët zbardhin tabulatet e dyshimta të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 15:26

“Po ia hedhim UEFA-s”, “Ia dhamë arbitrit”, austriakët zbardhin tabulatet e dyshimta të Kukësit

Media austriake “kurier.at” ka raportuar sot në lidhje me hetimin e kryer në Austri mbi një trukim të mundshëm të ndeshjes miqësore mes Dinamos së Moskës dhe Kukësit, gjatë verës së këtij viti.

dinamo kiev kukesi

Sipas burimeve të kësaj mediaje, kampionët e Shqipërisë nuk rrezikojnë ndonjë dënim sepse edhe pas analizimit të rreth 400 mijë tabulateve nga telefonat e sekuestruar të lojtarëve dhe stafit, nuk është arritur të bëhet një lidhje inkriminuese për t’i fajësuar ata.

Megjithatë gjatë analizimit të tabulateve, janë kapur dy fraza shumë të dyshimta. “Po ia hedhim UEFA-s” dhe “Ia dhamë arbitrit” ishin dy fjalitë që çuditën hetuesit austriakë, po gjithsesi nuk u arrit të bëhej lidhja e këtyre frazave me ndeshjen miqësore ndaj rusëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"