Plot 19 gola në kampionat, sulmuesi shqiptar realizon dopietë dhe merr… arratinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 22:43

Plot 19 gola në kampionat, sulmuesi shqiptar realizon dopietë dhe merr… arratinë

Kristian Shpendi është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Çezenës në Itali. Talenti 20-vjeçar gjeti sërish rrugën e rrjetës në përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Karrareses ku spikati me dopietë. Falë 2 golave të realizuara në kampionat, Shpendi që kryeson edhe listën e golashënuesve në Serinë C, duket se ka marrë… arratinë. 

SHPENDI

Shpendi tundi rrjetën në minutën e 19-të, duke kaluar përkohësisht në avantazh bardhezinjtë, por vendasit arritë të triumfonin me rezultatin 3-2. Golin e dytë Kristiani e shënoi në minutën e 90-të. Pavarësisht humbjes, skuadra e sulmuesit shqiptar duket se ka marrë rrugën drejt Serisë B, teksa udhëheq kampionatin me 74 pikë në 30 ndeshje, një diferencën e konsiderueshme +12 pikë nga ndjekësit e Torres.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"