Elvis Plori, drejt emërimit si trajner i Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2012 | 11:02

Elvis Plori, drejt emërimit si trajner i Burrelit

Vuloset emri i teknikut matjan, por drejtuesit e klubit e mbajnë sekret të paktën deri të hënën, kur edhe do të bëhet prezantimi i tij. Gjithsesi, nga burime të sigurta pranë klubit, mësohet se ish-trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori mund të marrë drejtimin e pankinës matjane. Ashtu siç ishte paralajmëruar dje, ekipi i Burrelit zhvilloi ndeshjen miqësore me ekipin U-19 të Vllaznisë, i cili ka shërbyer për t’i dhënë OK-in trajnerit të ri, që do të marrë përsipër barrën e rëndë, që është mbijetesa në të Parën. Me ardhjen e trajnerit të ri, do të nisë edhe merkatoja e dimrit. Kjo pasi ai do të përzgjdhë ata lojtarë që ai dëshiron.
Andi Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"