Pioli e thotë hapur: Ky lojtar tek Milani mund të bëhet më i miri në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 16:10

Pioli e thotë hapur: Ky lojtar tek Milani mund të bëhet më i miri në botë

Stefano Pioli pretendon se Teo Hernandez mund të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Kjo deklaratë e trajnerit të Milanit vjen para ndeshjes kundër Juventusit.

teooo

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me bardhezinjtë, Pioli vlerësoi impaktin që ka pasur Hernandez tek Milani. “Ai e kupton se mund të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë në botë, nëse punon shumë. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm nesër ndaj Juventusit”, tha Pioli. Teo Hernandez ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste për Milanin këtë sezon edhe pse është një mbrojtës.

Milani pret nesër Juventusin në “San Siro”, ku vijnë pas një fitoreje impresionuese 3-0 ndaj Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"