“Pioli? E kam Zlatanizuar”, flet Ibrahimoviç : Sot lojtarët shihen si kampion nëpërmjet rrjeteve sociale, jam krenar që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 19:12

“Pioli? E kam Zlatanizuar”, flet Ibrahimoviç : Sot lojtarët shihen si kampion nëpërmjet rrjeteve sociale, jam krenar që…

Zlatan Ibrahimoviç i cili nuk po kalon një periudhë të mirë me Milanin e tij, ka folur për mikrofonat e medias suedeze “Discovery Plus Sport”, në një intervistë të gjatë ku ka folur për ambiciet e tij duke shpjeguar për kalimin e limiteve të tij, talentet e sotme dhe të epokës së kaluar:

IBRAHIMOVIC

Pioli – “Mbase e kam Zlatanizuar, duke u bërë si unë. Ka mbërritur në një Milan ku ambjenti ishte shumë i vështirë. Këtu ku ndodhemi aktualisht jemi falë tij dhe punës që ka kryer, ai është një trajner i madh. Piolin e njihja pasi kemi qenë kundërshtar në Itali. Falë punës së tij kemi këtë mentalitet. Ka krijuar shumë presion në skuadër duke pretenduar shumë edhe pse ka një skuadër me moshë shumë të re. Mbase ka më shumë durim sesa unë, por është e dukshme që më i pjekur dhe ka më shumë eksperiencë më shumë se unë. Pioli ka mbërritur këtu për të demonstruar se është një trajner i madh. Tani nuk ka më asnjë dyshim nëse është i duhuri për këtë punë.”

Shokët e skuadrës – “Kur luan në nivele kaq të larta, ka shumë presion pavarësisht se ku ndodhesh. Nëse je tek Milani do të thotë se e meriton, nëse je këtu je shumë i aftë dhe i zoti. Tek Milani je për të luajtur. Nuk më intereson nëse je djalosh i ri ose jo. Kur luan tek Milani  nuk ekziston koha, duhet të bësh mirë menjëherë. Nëse unë nuk luaj mirë, në merkaton e ardhshme do të marrin një sulmues tjetër dhe do të luajë më mirë se unë. Të gjithë duhet të jemi në lartësinë e duhur. Jashtë fushe është një punë tjetër, nëse je Rafael Leao të flas dhe të trajtoj në një tjetër mënyrë. Nëse je Simon Kjaer, je më i pjekur, ke fëmijë dhe normal që është diçka ndryshe, por në fushë të gjithë jemi njësoj.”

Lojtarët e rinj në epokën e sotme dhe në të kaluarën – “Kur isha i ri, lojtarët që ishin pranë meje ishin fantastik. Kur kam mbërritur në Itali për herë të parë kisha lojtarë që më shihnin si një djalosh të ri që sillte shumë energji dhe adrenalinë. Të gjithë ishin lojtarë të shkëlqyer, kishin fituar tituj, ishin yje të mëdhenj dhe po luanin në nivele të larta. Në atë kohë nëse do të konsideroheshit një lojtar i shkëlqyer, do të ishe me të vërtetë një lojtar i shkëlqyer dhe që të bëheshe një i tillë duhej të luaje mirë dhe ta shfaqje për një kohë të gjatë. Sot brezi i ri luan pesë minuta, dhe ata i shohin ata si lojtarë të shkëlqyer. I lumtur që vij nga shkolla e vjetër. Rrjetet sociale kanë ndryshuar gjithçka, sot falë lojtarëve të rrjeteve sociale shihen si kampione pavarësisht se kanë bërë pak. Nuk ishte ashtu më parë. Më parë, është dashur të bësh gjëra të mëdha, për një kohë të gjatë, që të shiheshe si një lojtar i mrekullueshëm. Sot është ndryshe. Më pëlqen më shumë shkolla e vjetër dhe jam krenar. Për tu njohur si i madh, duhej ta tregonit.”

LeBron Xhejms – “Ajo që ai bën është fenomenale, por nuk më pëlqen kur njerëzit me një lloj ‘statusi’ flasin për politikë. Bëj atë që je i aftë të bësh. Unë luaj futboll sepse jam më i miri në futboll. Unë nuk bëj politikë. Po të kisha qenë politikan, do të isha në politikë. Ky është gabimi i parë që njerëzit e famshëm bëjnë kur ndihen sikur kanë mbërritur. Për mua është më mirë të qëndrosh larg këtyre temave, dhe të bësh atë që je i mirë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"