Pikë e vakët në Champions, motori “Milan” pa fuqi/ Varësi nga Leao dhe pa fantazi, nisin vuajtjet për kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2022 | 23:21

Pikë e vakët në Champions, motori “Milan” pa fuqi/ Varësi nga Leao dhe pa fantazi, nisin vuajtjet për kuqezinjtë

Salcburgu ishte një ka mbanë alarmi që nuk duhet nënvlerësuar. Milani doli me një pikë nga qyteti i Moxartit, por përveç mbajtjes së topit, në të gjitha statistikat e tjera ekipi i Piolit ishte në nivelin e kundërshtarëve.

Pioli

Kuqezinjtë vajtojnë shtyllën e Leaos në shtesë, por goditjet drejt portës, rastet e krijuara dhe duelet e fituara në mesfushë tregojnë se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Leao ishte ndër më të rrezikshmit përsëri dhe skuadra sikur po krijon varësi prej tij. Nëse portugezi nuk bën ndonjë nga shpërthimet e tij është e vështirë të imagjinosh një Milan fitues. Në Salcburg Zhiru kaloi shumicën e ndeshjes me beteja fizike ndaj mbrojtjes vendase.

Kjo është puna e tij fundja, por topi duhet dërguar në rrjetë ndonjëherë dhe francezi furnizohet pak edhe keq. Në Austri rastin e vetëm që pati e krijoi me dinakëri dhe jo si pasojë e manovrës. Benaser vertikalizon pa fund, megjithatë pasimi i fundit është handikapi më i dukshëm i një skuadre që gjatë gjithë kohës duket sikur do, por nuk mundet. Pak a shumë si Sharl de Ketelare. Belgu erdhi pikërisht për të përpunuar fazën e fundit të aksionit dhe është normale të kesh vështirësi ambientimi në një realitet të ri e në një skuadër me të cilën njihet pak.

milani

RROTACION – Nuk është vetëm çështje niveli. Duhen pasur parasysh edhe energjitë. Ndryshimi i vetëm mes Milan it fitues në derbi dhe atij barazues në Salcburg ishte Aleksis Salmakers. Një ndeshje konsumuese si ajo ndaj Interit nuk mund të kalonte pa pasoja në aspektin psiko-fizik e nuk është rastësi që pikërisht belgu ishte nga më të gjallëruarit mes tyre me fanellën kuqezi. Është e qartë që skuadra ka nevojë për freski.

Mungesa e Rebiçit nuk i jep mundësi për t’u qetësuar Leaos, teksa as Zhiru nuk ka një zëvendësues të denjë, pasi Ibra është në infermieri dhe Origi është një kopje e shëmtuar e lojtarit të admiruar te Liverpuli kur i ndodhte të vendoste edhe ndeshjet e rënda. Kjaer dhe Adli duhen marrë në konsideratë për kampionatin, sidomos duke pasur parasysh sfidën e së shtunës me Sampdorian.

Screenshot-2022-09-02-at-14.06.39

Edhe Origit mund t’i jepen minuta të nevojshme, teksa Diazi do të provohet përsëri si titullar. Edhe Dest që dha përgjigje të mira në Austri është një kandidaturë për vendin e Kalabrias, por duhet pasur parasysh ekuilibri. Kur Milani ndryshon shumë përbërës shfaqet i shpërfytyruar siç i ndodhi me Sasuolon. Pioli i peshon shkaqet, por kalendari i ngjeshur e detyron të përdorë organikën. Fundja edhe ai e thotë që në grup ka 27 titullarë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"