Pikantet e Vllaznia-Kastrioti/ Lumë komentesh për humbjen, tifozët shfryjnë ndaj ekipit. Ja çfarë nuk u pa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2023 | 23:16

Pikantet e Vllaznia-Kastrioti/ Lumë komentesh për humbjen, tifozët shfryjnë ndaj ekipit. Ja çfarë nuk u pa

Vllaznia pësoi hum bjen e tretë në shtëpi këtë sezon, teksa në fundjavë përballë Kastriotit u mposht me shifrat 0-1. Duke pasur parasysh që shkodranët pretendojnë fitimin e titullit kampion, kjo disfatë nuk u prit mirë nga tifozët vendës, të cilit të shumtë reaguan në faqen zyrtare të klubit duke lëshuar një lumë komentesh. Kjo situatë ka bërë që klubi të vendosë bllokimin e komenteve në rrjete sociale, derisa kjo të kalojë. “Panorama Sport” sjell momentet më pikante të ndeshjes.

bandicam 2023-02-25 18-08-45-594

* Një fanellë për kapitenin Erdenis Gurishta, e dhuruar për 200 takimet me fanellën e Vllaznisë, i vetmi kapiten i kuqebluve që ka arritur të ngrejë lart dy herë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ky ishte takimi i 201-të me ekipin shkodran. Ishte presidenti Alban Xhaferi, i cili i dorëzoi fanellën me shifrat 200 kapitenit Gurishta.

* Në pankinën e Kastriotit, si trajner i parë për të drejtuar ekipin ishte ulur Shkëlzen Rustami, i cili është zëvendëstrajner. Rustami zëvendësoi Emiljano Çelën, i cili në këtë ndeshje mungonte për shkak të pezullimit që mori në ndeshjen e parë me Tiranën.

* Shumë pak tifozë ndjekin nga afër këtë përballje. Afro 500 të pranishëm ishin në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

* Ndizet situata në të 32-ën minutë pas një topi të dytë të hedhur në fushë nga stafi teknik i ekipit të Kastriotit.

* “Josa, nxirre jashtë Markun”, kanë qenë tifozët shkodranë, të cilët i janë drejtuar teknikut kuqeblu duke qenë të pakënaqur me paraqitjen e mesfushorit në fushë.

* Lojtari i Kastriotit, Abaz Karakaçi, nxeh gjakrat me stafin shkodran në një moment, duke sjellë edhe ilaritet në shkallët e stadiumit për pak minuta.

* Gëzim i madh në radhët e krutanëve në fund të takimit, por më shumë në dhomat e zhveshjes duke festuar këtë fitore tepër të rëndësishme për mbijetesën në Superiore.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"