Pikantet e Vllaznia-Egnatia/ Shtubina në lot, Xhaferi i dhuron fanellën me numrin 10

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 21:37

Pikantet e Vllaznia-Egnatia/ Shtubina në lot, Xhaferi i dhuron fanellën me numrin 10

Vetëm 800 tifozë ishin të pranishëm në ndeshjen Vllaznia-Egnatia, duke konfirmuar edhe një herë se oshilacionet e shkodranëve në rezultate, kanë bërë që sportdashësit të jenë të paktën në stadium. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e takimit të luajtur në “Loro Boriçi”.

shtubina

* Duartrokitje dhe shumë emocione për Ndriçim Shtubinën. Sulmuesi 35-vjeçar shkodran u përshëndet për herë të fundit me tifozët kuqeblu në stadiumin ku u formua si futbollist. Ai ka vendosur të tërhiqet nga futbolli, teksa sezonin do ta mbyllë si lojtar i Egnatias. Shtubina nuk i ka mbajtur dot lotët pas përshëndetjes me tifozët kuqeblu. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i bëri një dhuratë simbolike ish-kapitenit kuqeblu, pikërisht një fanellë me numrin 10 që Shtubina e ka mbajtur mbi shpinë kur ka luajtur me skuadrën e vendlindjes.

* Me ovacione dhe thirrje pro tij është pritur debutimi në stol i Mirel Josës te Vllaznia.

* Kapiteni Erdenis Gurishta ka qenë i pezulluar për kartonë dhe këtë takim ka preferuar ta ndjekë nga tribuna e gazetarëve, i shoqëruar nga drejtori Matko Djarmati dhe ish-trajneri Elvis Plori.

* Josa është irrituar në një moment me Jonuzin dhe Krymin, që ia lanë topin njëri-tjetrit, nga ku përfitoi Pedro i Egnatias.

* Nuk ka munguar sërish “zbori” pas ndeshjes për lojtarët shkodranë. Trajneri Mirel Josa, ashtu siç bënte edhe Plori, menjëherë sapo lojtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjes, u ka kërkuar që të rikthehen në fushë për të bërë vrapime të lehta në pistën e stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"