Pikantet e Teuta-Partizani/ Turistë me shumicë, në Durrës nderojnë Vilën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 13:30

Pikantet e Teuta-Partizani/ Turistë me shumicë, në Durrës nderojnë Vilën

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes Teuta-Partizani.

teuta-partizani

* Dy presidentët Edmond Hasnbelli dhe Gazmend Demi, e ndoqën ndeshjen së bashku në tribunën kryesore.

* Gjatë përfundimit të pjesës së parë drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, hyri në dhomat e zhveshjes.

* Përpara se të niste pjesa e dytë në orën 17:56, disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve të të dyja ekipeve çelën iftarin pasi agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

* Tre kapitenë te Partizani në këtë ndeshje. Në start të ndeshjes ishte Alban Hoxha. Më pas ai doli i dëmtuar dhe shiritin e mori Cara, por dhe ky i fundit u zëvendësua e në fund shiriti mbeti në krahun e Muratajt.

* “O Andi, foli çunave të mbyllen pak se jemi me tre sulmues dhe dalim zbuluar”, i drejtohet Shehi mbrojtësit Hadroj në një moment gjatë ndeshjes.

* Shumë turistë të huaj në tribunën e stadiumit “Niko Dovana”. Ata shijuan ndeshjen duke konsumuar pije, kryesisht birrë.

* Në mesin e pjesës së parë disa lojtarë të Partizanit, mes tyre edhe Murataj, dolën në nxemje. Mesfushori u drejtohet shokëve në fushë: “Qete çuna, qetë se do të dalë goli”.

* Kontestime të shumta nga tifozëria e Partizanit në tribunë. “O Geso, hiqe atë Mbanë, hiqe se nuk bën”, dëgjoheshin tifozët, që ishin të pakënaqur nga sulmuesi.

* Pas fërshëllimës së fundit të kryesorit Ferataj, ka përqafime te Teuta, duke e kthyer në festë fitoren kundër Partizanit.

* Pas përfundimit të ndeshjes stafi i Partizanit u panë të mërzitur teksa bisedonin në pankinë së bashku.

* Tifozët e Teutës nuk e harrojnë Emiljano Vilën. Ata i kishin dedikuar një poster ishkapitenit, që dje ishte në “Niko Dovana” si kundërshtar. I pranishëm në gardhin e stadiumit ishte edhe flamuri i UÇK-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"