Pikantet e Laçi-Partizani/ Fluturon flamuri i këndit, të kuqtë hutojnë arbitrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 13:56

Pikantet e Laçi-Partizani/ Fluturon flamuri i këndit, të kuqtë hutojnë arbitrin

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes mes Laçit dhe Partizanit në shtëpinë e kurbinasve, e fituar nga të kuqtë me shifra minimale me një tjetër gol në shtesë.

parti

* Një prani tejet e ulët tifozësh edhe në këtë ndeshje, më së shumti e ndikuar nga orari dhe dita aspak e përshtatshme. Në stadium ishin rreth 400 të pranishëm, teksa dhjetëra tifozë të Partizanit kishin udhëtuar drejt Laçit për këtë ndeshje.

* Gjatë një dueli mes Atanaskoskit dhe Barjamajt përfshihet edhe flamuri i këndit, që del nga vendi dhe më pas vendoset nga mesfushori i kurbinasve.

* Atanaskoski shqelmon një top aq fort, sa e nxjerr jashtë stadiumit, në një nga banesat përreth impiantit të Laçit.

* Trajneri i Laçit, Mirel Josa, një nga futbollistët më të mirë të kohës së tij, përpiqet të dhurojë spektakël në një moment kur topi përfundon pranë tij, në rivënie anësore.

* Partizani bën gati një zëvendësim mes Mehmetit dhe Vilës, por para se ta kryejë e anulon dy herë. Është menaxheri i ekipit, Ildi Dajlani, që shihet teksa i ul tabelën gjyqtarit të katërt, Adrian Beqiraj, që duket i paqartë. Në një moment edhe Mehmeti nuk di çfarë të bëjë. Gjithsesi, pas pak çastesh zëvendësimi kryhet.

* Kapiteni i Partizanit, Valentino Murataj, i shkakton një faull Ujkës dhe në shenjë faljeje i jep një përqafim.

* Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, dhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, ndjekin sfidën së bashku në tribunën VIP të stadiumit të Laçit. Shpeshherë ata i kanë parë ndeshjet të veçuar, ndryshe nga ky rast.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"